U lëndua mbrëmë ndaj Turqisë, kaq pritet të mungojë Lewa në EURO-n 2024
Një goditje të madhe mori Polonia mbrëmë pasi u lëndua lojtari kryesor Robert Lewandowski.
Lewa, pësoi një çarje të muskulit në ndeshjen e mbrëmshmë ndaj Turqisë, dhe pritet të humbasë ndeshjen e parë ndaj Holandës që do të luhet në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg.
Nga kampi polak, thuhet se do të bëjnë të pamundurën që ai të luajë në ndeshjen e dytë ndaj Kombëtares së Austrisë.
Kujtojmë edhe një herë se Polonia, bën pjesë në grupin D me Holandën, Francën dhe Austrinë./IndeksOnline/