75 Mall Live Search
14:05 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

U lirua për vikend nga Dubrava, mirëpo kështu i theu rregullat kosovari pasi u kthye në burg

Një i burgosur ishte liruar për vikend në shtëpi, por rrugës për kthim në burg i ëhstë gjetur një qese me drogë. Rasti ka ndodhur në Burgun e Dubravës.

“Raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar i cili ishte i burgosur ka qëndruar për vikend në shtëpi. Gjatë kthimit për vuajtje të dënimit tek i  dyshuari gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tetë qese  najloni të mbështjella me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në raportin e polocosë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Temat: