12:42 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / AR

U lodhët nga njollat kafe të diellit? Këto këshilla, produkte dhe ushqime duhet t’i dini patjetër që të shpëtoni prej tyre këtë verë

Përfshini në regjimin tuaj ushqimor, fruta dhe perime që kanë sasi të larta të kësaj vitamine siç janë:

Kivi

Limoni

Portokalli

Spinaqi

Specat e kuq

Bizelet

Domatet

Lulelakra

Rrushi

Një mënyrë tjetër e parandalimit dhe reduktimit të njollave pa pasur nevojë për trajtime mjekësore.

Qumësht

Qumështi përmban acid laktik dhe është një agjent natyral në zbardhjen e lëkurës e veçanërisht fytyrës. Metoda me qumësht rekomandohet shumë për fytyrat e ndjeshme pasi nuk shkakton tharje, djegie apo irritim të fytyrës.

Me një pambuk merni pak qumësht dhe aplikojeni tek njollat kafe. Lëreni për disa minuta dhe më pas lajeni lëkurën e ujë të bollshëm. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe lëng domatesh tek qumështi. Pas apilikmit lëreni të thahet për rreth 10 minuta.

Uthull molle

Uthulla e mollës është një metodë shumë efektive që shëron shumë probleme të lëkurës, duke ju dhënë një rezultat të mrekullueshëm.

Përzieni një sasi të barabartë uthulle dhe uji në një enë. Aplikojeni me gishta në zonën ku ndodhen njollat kafe duke e lënë të thahet për disa minuta. Uthullën e mollës mund ta bashkoni edhe me lëng portokalli dhe ta aplikoni si më sipër. Këto metoda do t’ju ndihmojnë të shpëtoni nga njollat kafe natyralisht.

Kosi

Përdorimi i rregullt i kosit apo maskave me kos do t’i japë lëkurës tuaj shkëlqimin natyral që kërkoni.

Aplikoni kosin tek njollat kafe dhe lëreni të thahet për 20 minuta më pas shpëlani zonën me ujë të ftohtë. Nëse po kërkoni një maskë fytyre përzieni pak kos, bollgur dhe lëng të freskët limoni. Vendoseni maskën në fytyrë dhe mbajeni për 30 minuta. Pasi të lani fytyrën me ujë të ftohtë masazhojeni ate me krem hidratues.

Aloe vera

Gjethet e aloe vera-s janë një zgjidhje për shumë probleme të lëkurës.

Aplikoni pak nga xheli që ndodhet brenda gjetheve te bimës tek zona e njollave dhe mbajeni për 30 minuta. Më pas lajeni me ujë. Aplikimi i kësaj maske çdo ditë për një muaj do t’ju zbehë problemin e njollave kafe. E rëndësishme është që ju të keni një bimë aloe vera të freskët në shtëpi.