19:00 / E Mërkurë, 03 Prill 2024 / AR

U martuan në fshehtësi, konfirmohet romanca e dyshes së njohur

Anya Taylor-Joy ka konfirmuar se është martuar në fshehtësi me partnerin e saj Malcolm McRae në vitin 2022, në Nju Orlins.

Protagonistja e “The Queen’s Gambit” u tha fansave se është martuar me “shokun e saj të ngushtë” në një ceremoni në ditën e 1 Prillit të dy viteve më parë.

Magjia e asaj dite është gdhendur përgjithmonë në çdo qelizë të qenies time. Gëzuar përvjetorin e dytë dashuria ime…  je më i miri”, shkroi aktorja në Instagram. Në postim Anya përfshiu edhe disa foto nga ceremonia e cila ishte krijuar mbi tematikën e vampirëve ku tortat ishin në formë zemre të vendosura mes një ‘pellgu gjaku’.