09:00 / E Diele, 10 Shtator 2023 / AR

U nderua nga Dardanët, Rita Ora: Të dua Kosovë, vendi im më i preferuar në të gjithë botën

Mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvillua ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”, e cila përfundoi në rezultat 2-2.

Në tribunë, tifozët Dardanë kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët.

Ndërsa në krye të banerit gjigant ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës – nga sekuencat e klipit të famshëm “Shine Ya Light”.

E mesa duket një nderim i till i ka rënë në sy edhe vet këngëtares së hiteve ndërkombëtare, e cila i rishpërndau pamjet pë 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Në mbishkrimin e saj shkroi: “Të dua Kosovë, vendi im i preferuar në të gjithë botën”.