U ndëshkua me karton të verdhë, Rodri mungon ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Spanjës mbrëmë luajti ndaj Italisë dhe arriti fitore mininmale 1:0 duke siguruar kualifikimin në Euro 2024 në fazën eliminim-direkt.
Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri u ndëshkua me karton të verdhë në fundin e pjesës së parë, shkruan Indeksonline
Rodri mori karton të verdhë që ishte i dyti në dy ndeshjet e para të Euro 2024, dhe kështu mungon në ndeshjen e ardhshme ndaj Shqipërisë.
Përveç Rodrit te Spanja pritet edhe mungesa e lojtarëve tjerë në ndeshjen e tretë, që është vetëm për statistika për spanjollët në fazën e grupit.
Kujtojmë që në rast se Shqipëria mposht Spanjën, atëherë do të kualifikohet në raundin eliminim/direkt me katër pikë./Indeksonline/
🚨 – Rodri talked to the referee and is now suspended for the next game! Only captains are allowed to do this. pic.twitter.com/B4czYRjGxS
— 𝐀𝐅𝐂 𝐀𝐉𝐀𝐗 💎 (@TheEuropeanLad) June 20, 2024