10:14 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

U ngjit në shkop për t’i argëtuar të pranishimit, shikojeni momentin e frikshëm kur striptizerja bie nga 6 metra lartësi

Një video e pazakontë është filmuar brenda një klubi të natës në Dallas, Teksas, ku një striptizere derisa po dhuronte “spektakël” në skenë, duke argëtuar të pranishmit, ngjitet në një shufër mbi gjashtë metra të gjatë nga e cila rrëzohet dhe thyen nofullën, dhëmbët dhe lëndon shpinën.

Por, pavarësisht të gjithave ajo u ngrit dhe vazhdoi vallëzimin sikur të mos i kishte ndodhur asgjë e keqe. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë brenda lokalit, ku shihet Genea Sky, duke u rrëzuar, transmeton Telegrafi.

Ajo po bënte “manovra” në shkop kur për një moment humbi baraspeshimin dhe përfundoi me fytyrë në dysheme, duke mbetur e lënduar rëndë.

Në një video të postuar më pas ajo ka treguar se si ka pësuar lëndime trupore, duke thyer nofullën, dhëmbët dhe shpinën. Gjithashtu tha se duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.