15:55 / E Martë, 27 Shtator 2022 / k.v

​U ngujuan në minierë/ 123 minatorët e Trepçës dalin në sipërfaqe shëndoshë e mirë

123 minatorët e që kishin mbetur të ngujuar në minierën Trepçës për shkak të defektit të energjisë elektrike tashmë kanë dal nga aty. Këtë e ka konfirmuar kreu i Sindikatës së Minatorëve, Gani Osmani i cili tha se edhe gjendja shëndetësore e të gjithë minatorëve është e mirë.

Osmani, përmes telefonit, i ka thënë KosovaPress-it se punëtorët e KEDS-it por edhe të minierës Trepça kanë arritur ta sanojnë defektin e energjisë elektrike.

“Mjeshtrit e KEDS dhe të Trepçës që janë edhe e kanë evituar defektin….(Gjendja e minatorëve) Mirë nuk është keq, por me zgjatë shumë nuk është mirë me zgjatë pak kohë nuk ka problem se ne jemi mësuar ashtu. Por me zgjatë shumë prishet ajri në minierë aty, nuk ka zgjatë shumë për fat të mirë… Mirë është mirë… kanë qenë 123 minatorë, theksoi ai.

Kryetsindikalisti i minatorëve, Gani Osmani u shpreh se defekti ka ndodh rreth orës 11:00 dhe tek në ora 15:00 është rregulluar prishja.

“Minatorët ndërrimi i parë sot fillojnë punën në ora 07:00 dhe në ora 14:00 fillojnë me dal prej minierës por rryma është ndal ka pas një defekt për shkak se ka pas vetëtima dhe murmurimë e shi shumë. Ka pas një defekt diku në orën 11:00. Prej orës 11:00 deri në orën 15:00 nuk është ardhur rryma, pas orës 15:00 ka ardhur rryma, sipas informatave që kontaktova me kujdestarin e minierës ata veçse kanë filluar me dal dhe brenda 15 minutave kryhet kjo punë. Shkaku ka qenë vetëm defekti në rrymë”, u shpreh Osmani.

Osmani po ashtu ka thënë se ka pas edhe raste të tjera kur minatorët kanë mbetur brenda në hapësirat e minierës së Trepçës për shkak të defekteve të energjisë elektrike.