08:48 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

U panë të përqafuar, a janë ribashkuar Brad Pitti dhe Jennifer Anistoni?

Brad Pitti dhe Jennifer Anistoni kanë befasuar fansat më në fund.

Dyshja e njohur që dikur ishte çift mjaft i dashur hollivudian, jo vetëm që u panë në të njëjtin ambient, por ata u panë edhe teksa u përqafuan ngrohtë para gjithë kamerave, trasnemton Indeksonline.

Edhe pse të dy kanë mohuar një ribashkim të mundshëm, ata po shihen shpesh së bashku njëri tjetrit.

Duket se ata kanë zgjedhur natën më të mirë të tyre për të “flirtuar” me njëri-tjetrin.

Në të njëjtën natë Jenniferi u zgjodh “Aktorja më e mirë” me një çmim të Dramës, derisa Bradi mori në shtëpi çmimin “Aktori më i mirë mbështetës” nga “Motion Picture”.

Përqafimi i tyre i zjarrtë zgjoi edhe më tepër zërat nga publiku për një ribashkim të mundshëm. /Indeksonline/