14:24 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

U përfol aq shumë veshja eksplicite e një këngëtareje pa karrierë, reagon regjisori kosovar: Faji është i prindërve!

Derisa vendi ka mbetur pa kryeministër dhe po shkon drejt zgjedhjeve, sot në media e rrjete sociale u përfol aq shumë veshja e një këngëtareje e cila nuk njihet për ndonjë talent, a karrierë artistike muzikore.

Madje veshja e saj eksplicite, ashtu edhe si e çdo këngëtareje të ditëve të sotme, u quajt si “skandaloze”, shkruan Indeksonline.

Fjolla Morina, mbrëmë dha një performancë në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj një organizim ky për ndër të ardhjes së bashkatdhetarëve.

Derisa vet komuna të kritikohej për ftesën që i bëri këngëtares që këtë punë e ka profesion dhe e bën për përfitime, asaj i mbeti i gjithë populli në qafë.

Por, kritikat edhe më shumë u shtuan pasi që në koncert rreth skenës ku ajo performonte u panë fëmijë të vegjël. Por, sipas regjisorit të njohur kosovar, Ismet Sijarina, as këta të fundit nuk kanë faj, por faj është i prindërve të tyre që i lejojnë ata të rrin rrugëve pas orës 22:00.

Ky është reagimi i regjisorit në llogarinë Facebook:

Se pari eshte nate (duhet te jete rreth ores 10:00 pasi qe veres deri 8:40 nuk bie terri). Kengetarja eshte duke performuar ne skene, jo ne rruge! Ajo thjeshte eshte duke ushtruar profesionin e saj si kengetare dhe performuese, derisa prinderit e ketyre femijeve i kane harruar ata jasht se jane duke u marr me çeshtje te medha. 
Temat e renda te shoqeruara me çaj rusi dhe duhan, kerkojne koncentrim e energji, e femija jasht qatje u knaqen n’koncert.
Ky koment I juaji si medium me ndikim eshte motiv per mijera sharje e komente shoveniste te “burrave trima” ndaj nje artisti femer. 
Turp!