12:37 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

U përfol për lidhje dashurie me Bora Zemanin, flet Donald Veshaj

Disa javë më parë u përfol në media se aktori i humorit, Donald Veshaj, i njohur dhe si një nga binjakët e ‘Al Pazar’ ishte në lidhje me moderatoren Bora Zemani. Në një intervistë Bora nuk pranoi që të jetë e lidhur dhe tha se në jetën e saj nuk ka asgjë të re, mirëpo burime për ‘Panorama Plus’ treguar se dyshja që pasi u njohën në ambientet e Tv Klan janë në një romancë.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Soirée’, Donaldi ka folur për jetën e tij private duke zbuluar dhe kushtet që partnerja e tij e ardhshme duhet të ketë.

“Mjafton të jetë… mund të jetë dhe e huaj. Dua një person që të më japë atë që i dhashë! Sot ka ikur kjo pjesa që nga je, nga vjen. Mund të martohesha edhe me një lushnjare”, tha Donaldi duke mos zbuluar nëse është beqar apo i lidhur.