20:22 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

U përfol që janë ndarë, Young Zerka tregon për raportin që ka me Ronela Hajatin

Lajmi që dy këngëtarët e njohur Young Zerka dhe Ronela Hajati janë ndarë bëri buje të madhe.

Dyshja e cila asnjëherë nuk e kanë pranuar lidhje publikisht u përfol se nuk janë më bashkë, shkruan Indeksonline.

Por, së fundi Young Zerka ka qenë I ftuar në  “Prive”, ku ka folur për herë të parë pas lamjit për ndarje.

”Ideja është se kurrë nuk kam dashur të përdor këtë imazhin e tillë që do jem i lidhur dhe do bëj pak zhurmë, plus nuk kam dashur t’ia prish shkëlqimin këtyre artistave të tjerë që bëjnë këtë zhurmën me të dashurën. Unë dua të bëj zhurmë me muzikë, Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që no-comment”, është shprehur këngëtari I njohur.

Kujtojmë që Ronela dhe Young Zerka përveç në lidhje romantike ata numërojnë edhe disa projekte muzikore së bashku./Indeksonline/