19:31 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

U përfol se është shtatzënë, Rina Balaj sqaron të vërtetën

Këngëtarja Rina Balaj së fundmi nëpër rrjetet sociale u përfol për një shtatzëni të mundshme të saj.

Kjo erdhi për shkak se fansat e komentuan se ajo kishte shtuar peshë, mirëpo vetë këngëtarja ka demantuar këto thashetheme, shkruan Indeksonline.

Ajo përmes një fotografie që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ka bërë të ditur se ajo nuk është shtatzënë, thjeshtë ka shtuar ca kile.

“Nuk jam shtatzënë, thjeshtë kam shtuar peshë”, ka shkruar ajo, duke treguar të vërtetën.

Kujtojmë se ajo tashmë është në lidhje me reperin e njohur si “SinBoy”. /IndeksOnline/