18:30 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

U përfshi në listën e financuar nga Greqia, flet Nazarko: Shpifje me origjinë greke!

Ditë në parë në mediat greke dhe shqiptare ‘plasi’ skandali me emrat e personave dhe mediave të cilat thuhet se u paguan nga Greqia.

Në fillim mediat greke ishin ato që publikuan emrat që përfituan nga afera përmes fondeve sekrete, ku thuhet se një milion euro është dëmi që ministria e Jashtme greke ka shkaktuar pas kontrollit të kryer, çeçe këto të firmosuara nfga Niko Kotzias tashmë i dorëhequr.

Në mesin e shumë mediave e personaliteteve të njohura shqiptare, përfshirë edhe këngëtarë, është publicist Mentor Nazarko.

Ai në një lidhje direke për emisionin ‘Info Magazina’ ka folur rreth kësaj liste, të cilën ai e quan ‘mutsihane’ dhe shpifje, produkt të origjinës greke.

“Unë nuk po e kapërcejë standarin etik që të përdori një metaforë, është një ortek i vetëdijshëm ju kosovarët përdorin shprehjen “mutsihane”, si pasojë 80 mijë faqe dhe portale kanë votuar një shpifje të tillë dhe është produkt i origjinës greke dhe ka shfrytëzuar primitivizmin e shoqërive tona që kanë shfrytëzuar dobësinë e mediave tona, e kanë shfrytëzuar qasjen primitive që preferojnë të merren me emra të individëve, identiteti i njeriut në kushtetutën e Shqipërisë është në nenin 3, që është më shumë se sa liria e shprehjes”, tha Nazarko, përcjellë Indeksonline.

Ai tutje ka shtuar se kjo po bëhet për rritje klikimesh në mediat shqiptare, pavarësisht shpifjeve të Greqisë.

“Është fakti që ende ka patriot të rrejshëm që vazhdojnë të iu besojnë “mutsihanet” të tilla dhe portalet ende vazhdojnë për shkak të rutinës së proceseve të prodhimeve të lajmeve të sotme. E konceptuar me rrit klikime por mediat tona vazhdojnë ta zhysin popullin me “mutsihanet” e tyre po e përsërisë që disa prej tyre jo të gjitha.

Më tej, ai ka thënë se nuk është politik dhe se i njëjti s’është mësuar me shkëmby grushte.

“Unë kam zgjedh me qenë me këtë punë që bëjë, pavarësisht se iniciatava vjen prej politikës do të thotë që shoqëritë”, tha Nazarko./Indeksonline/