75 Mall Live Search
09:12 / E Enjte, 19 Mars 2026 / G T

U përplas me tabelat reklamuese, kështu e preu gishtin mbrëmë futbollisti i Galatasarayt

Ylli i Galatasarayt, Noa Lang, ka pësuar një dëmtim serioz gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Liverpoolit në “Anfield”

Sulmuesi holandez u përplas me tabelën reklamuese pranë fushës, duke shkaktuar shqetësim të madh te bashkëlojtarët dhe stafi mjekësor, shkruan Indeksonline

Edhe pse u duk si përplasje e lehtë, në të vërtetë ai kishte prerë gishtin e dorës së tij.

Ai mori trajtim të menjëhershëm në fushë, përfshirë dhënien e oksigjenit, përpara se të transportohej me barelë jashtë lojës.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, konfirmoi se lojtari ishte dërguar menjëherë në spital për ekzaminime të mëtejshme.

Klubi turk ka bërë të ditur se Lang ka pësuar një prerje serioze në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale./Indeksonline/