16:24 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / Andronika

U ribashkuan pas 20 vitesh, Jennifer Lopez zbulon mesazhin e veçantë që shkroi Ben Affleck në unazën e fejesës

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan disa muaj më parë pasi rindezën romancën e tyre pas 20 vitesh. Në një intervistë të re, këngëtarja ndau detaje rreth unazës së dytë, të cilën e mori pas ndërprerjes së fejesës në vitin 2002. Ajo zbuloi një gdhendje sentimentale në unazë që ka një gur të gjelbër.

Është një mesazh i thjeshtë, por domethënës me tre fjalë: “Unë nuk do të shkoj askund”. Lopez zbuloi gjithashtu se këto fjalë frymëzuan një nga këngët e ardhshme në albumin e saj të shumëpritur, “This Is Me…Now”. Ajo madje kujtoi unazën e saj të parë të fejesës që e mori nga Affleck.

“Në unazën e parë me diamante që më dha, një unazë rozë diamanti, shkruhej “këndo””. Një simbolikë të veçantë ka edhe ngjyra e gjelbër në unazë. “E kuptova se ka shumë momente në jetën time ku kanë ndodhur gjëra të pabesueshme teksa kam qenë e veshur me ngjyrë të gjelbër”, tha më herët Lopez.