17:24 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / A. A

U shërua nga koronavirusi/ Mohamed Salah rikthehet te Liverpooli

Liverpooli mund ta përfshijë mesfushorin Mohamed Salah për ndeshjen ndaj Atalantas, në Ligën e Kampionëve.

‘Mbreti egjiptian’ është shëruar nga koronavirusi dhe është bashkuar me ekipin.

Sonte të gjithë futbollistët e Liverpoolit kanë bërë testet për Covid-19, dhe nëse Salah del përsëri negative, trajneri Klopp mund të llogarisë në shërbimet e egjiptianit, transmeton Indeksonline.

Salah ishte prekur nga koronavirusi gjatë ndeshjeve ndërkombëtare me Egjiptin dhe mungoi në takimet ndaj Togos.

/Indeksonline/