75 Mall Live Search
12:40 / E Hënë, 04 Maj 2026 / P M

U shkarkua nga Ferizaj, rehatohet me punë të re, Nevil Dede

Nevil Dede ka gjetur punë të re. Pak ditë pasi u shkarkua nga Ferizaj, ish-lojtari i Kombëtares ka marrë drejtimin e Egnatias në Shqipëri.

“Një kapitull i ri fillon sot”.

Me firmosjen e kontratës dhe prezantimin zyrtar të trajnerit të ri, Nevil Dede, ekipi ynë nis një rrugëtim të ri me ambicie, pasion dhe objektiva të qarta.

Mirë se erdhe dhe suksese në këtë sfidë të re”, thuhet në njoftimin e Egnatias./Indeksonline/