75 Mall Live Search
19:04 / E Premte, 10 Janar 2025 / MSH

U shpall i pafajshëm paradite, suspendohet përsëri pasdite, vendim i ri për policin Idriz Gashi

Është ri-suspenduar zyrtari policor, Idriz Gashi, disa orë pasi iu dorëzua arma dhe legjitimimi policor.

Sipas njoftimit të avokatit të tij, Arianit Koci, Gashit sot, pas përfundimit të orarit të punës, i është dorëzuar një vendim i ri, i paligjshëm, për vazhdimin e masës së suspendimit, pa afat dhe pa të drejtë ankese.

“Ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit, pasi zgjatja e masës së suspendimit mund të bëhet vetëm brenda afatit të përcaktuar.

Për më tepër, kjo situatë tregon qartë elemente të një persekutimi ndaj një hetuesi të angazhuar në trajtimin e rasteve më të mëdha të korrupsionit”, u shpreh mes të tjerash Koci.

Ky është postimi i plotë i tij:

Siguria juridike e qytetarëve është në rrezik serioz.

Hetuesit policor Idriz Gashi, sot në ora 12.22 i është rikthyer arma dhe legjitimimi policor, pasi kishte përfunduar afati i suspendimit.

Megjithatë, pas përfundimit të orarit të punës, i është dorëzuar një vendim i ri, i paligjshëm, për vazhdimin e masës së suspendimit, pa afat dhe pa të drejtë ankese.

Ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit, pasi zgjatja e masës së suspendimit mund të bëhet vetëm brenda afatit të përcaktuar.

Për më tepër, kjo situatë tregon qartë elemente të një persekutimi ndaj një hetuesi të angazhuar në trajtimin e rasteve më të mëdha të korrupsionit.

Një shkelje e tillë është e papranueshme dhe cenon jo vetëm integritetin e Policisë së Kosovës, por edhe besimin në gjithë sistemin juridik të vendit.