08:45 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

U sos durimi, Reali ka gati ofertën bindëse për Eriksen

Christian Eriksen është në radarin e Real Madridit për një kohë të gjatë.

Sipas “AS” ylli danez është kërkuar nga mbretërit mirëpo dy klubet nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për të arritur marrëveshjen.

27 vjeçarit i përfundon kontrata në fund të sezonit, ku Reali mund ta merr falë, por Zidane e do që në janar për të përmirësuar problemet e mesfushës, shkruan Indeksonline.

Pas 10 ndeshjeve këtë sezon, vetëm Casemiro ka shpëtuar pa lëndime. Kroos, Modric, Valverde dhe Isco e kanë gjetur të gjithë veten në infermieri këtë vit, me gjermanin që është aktualisht jashtë dhe do të humbas edhe El Clasicon.

Nëse Real Madrid e dëshiron Eriksenin që në janar, atëherë duhet të paguaj të paktën 30 milionë euro për shërbimet e tij.

Gjithashtu mesfushori nuk ka bërë një start të mirë me Tottenhamin, kjo e pasqyron faktin se ai nuk është i kënaqur që nuk u largua gjatë verës. /IndeksOnline/