11:09 / E Premte, 22 Janar 2021 / Blerim

U spekulua për anulim të Olimpiadës, Kuka: S’është e vërtetë!

Sot është hapur një temë në mediat e huaja – a do të mbahen lojërat olimpike “Tokio 2021” apo jo?!

“Times”-i pati një shkrim, duke i alarmuar sportistët, kinse nuk do të mbahen Lojërat Olimpike të Tokios gjatë këtij viti për shkak të Covidit-19, kjo e fundit ishte shkaktare pse këto lojëra nuk u mbajtën gjatë vitit 2020.

IndeksOnline ka kontaktuar me Driton Kukën, trajnerin e famshëm kosovar të xhudos, por ky i fundit thotë se nuk duhet besuar këtyre lajmeve.

“S’ka shtyrje të Lojërave Olimpike… Ato janë lajme të rreme”, ka thënë shkurt Kuka.

Nuk vonoi shumë reagoi edhe Qeveria e Japonisë, e cila përgënjeshtroi lajmin e “Times”-it duke thënë se këto lojëra priten të mbahen ashtu siç u planifikua./IndeksOnline/