09:34 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

U tha se i kanë prishur raportet, Tayna bën gjestin e papritur për Mozzik

Në fillim të këtij viti ata sollën bashkëpunimin “Edhe ti” që u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe ka 34 milionë klikime në kanalin Youtube.

Dy artistët e njohur Tayna dhe Mozzik u përfolën për një prishje të raporteve midis tyre, por që e vërteta qëndron ndryshe, shkruan Indeksonline.

Duke mos i komentuar asnjëherë këto thashetheme, reperja nga Prizreni më në fund ka thyer heshtjen, duke uruar reperin Mozzik për ditëlindjen.

“Urime ditëlindjen djali më i miri, edhe shumë vite të tjera dhe lumturi, se i meriton”, ka shkruar Tayna në urim, duke bashkëngjitur një fotografi ku shihet përkrah tij.

Kujtojmë që nga ana tjetër edhe Mozziku ka mohuar të ketë prishur raportet me bashkëpunëtoren dhe miken e tij./Indeksonline/