14:26 / E Mërkurë, 13 Mars 2024 / MSH

U tha se ashensori përdoret vetëm për shefa, reagon QKUK-ja: Dikush qëllimisht e ka vendosur një shkrim dore, ata janë në shërbim të pacientëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka reaguar në lidhje me fotografitë dhe informatat që po qarkullojnë në medie, se një ashensor i Klinikës së Kirurgjisë në QKUK, përdoret vetëm për shefa dhe drejtorë, sqaron se kjo nuk qëndron dhe nuk paraqet të vërtetën.

Sipas QKUK-së në asnjë ashensor nuk ka letër-njoftim të zyrtarizuar, nëshkruar, apo vulosur nga ndonjë drejtor klinike, shef, apo nga organet tjera komptetente në QKUK.

“Dikush qëllimishëm ka vendosur një shkrim dore, kinse ashensori përdoret vetëm për shefa dhe drejtorë, por ky nuk është qëndrim i QKUK-së, meqë të gjithë ashensorët janë në shërbim të pacientëve.
Për hir të korrektësisë, sqarojmë se disa nga ashensorët përdoren vetëm me çip për të pasur më të lehtë bartjen e pacientëve që janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së, nga stafi i autorizuar shëndetësor i klinikave përkatëse”, thuhet në njoftimin zyrtar.