14:50 / E Martë, 20 Prill 2021 / Blerim

U tha se Napoli mbrëmë mori ofertë për ‘European Super League’, reagon presidenti De Laurentiis: Unë isha në gjumë!

Presidenti i Napolit, De Laurentiis ka mohuar zërat se klubi italian do të bëhet skuadra 13-të që do të futet në ‘European Super League’.

Në mediat italiane u shkrua se Napoli mbrëmë mori ofertën nga drejtuesit e Superligës së Europës, shkruan IndeksOnline

Megjithatë, Aurelio de Laurentiis përmes rrjeteve sociale ka mohuar çdo zë që e lidhë Napolin me këtë kompeticion.

“JP? Kush? Mbrëmë isha duke fjetur”, ka shkruar De Laurentiis./IndeksOnline/