18:21 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / Gj. Sh

U tha se nuk po i paguan futbollistët, Ballkani reagon ashpër

Klubi i Ballkanit ka reaguar ashpër rreth deklaratës nga ish futbollisti dhe analisti, Liridon Leci, i cili tha se skuadra po ka krizë rezultatesh pasi nuk po i paguan futbollistët.

FC Ballkani ka dematuar këtë deklaratë të Lecit, dhe ka njoftuar se tashmë ka bërë padi për këtë shpifje, shkruan IndeksOnline.

”Fc Ballkani demanton fuqishëm çdo lajm të rremë në këtë aspekt, derisa sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, ne tashmë kemi bërë padi ndaj një personi që e nxori këtë shpifje në publik, ashtu siç do të veprojmë edhe ndaj të gjithë atyre që tentojnë ta përlyejnë emrin e pastër të klubit.”, thuhet në deklaratë.

Ata kanë bërë të ditur se kriza e rezultateve lidhet me shumë faktorë, nga ngarkesa e kalendarit, lëndimet e futbollistëve, adaptimi i ngadalshëm i ardhjeve të reja, e poashtu edhe te forma e momentit.

Reagimi i plotë:

Reagim,

Të dashur tifoz

Duke e shfrytëzuar situatën sportive, ku si skuadër po kalojmë krizë rezultatesh, dikush ka ndërmarr një “ofensivë” linçuese, ku klubi që shkroi historinë ndërkombëtare të futbollit kosovar, akuzohet se nuk po i paguan lojtarët, qe 3 apo 4 muaj.

Fc Ballkani demanton fuqishëm çdo lajm të rremë në këtë aspekt, derisa sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, ne tashmë kemi bërë padi ndaj një personi që e nxori këtë shpifje në publik, ashtu siç do të veprojmë edhe ndaj të gjithë atyre që tentojnë ta përlyejnë emrin e pastër të klubit.Rezultatet momentale të ekpit janë krye këput të aspektit sportiv, që lidhen me shumë faktorë, nga ngarkesa e kalendarit, lëndimet e futbollistëve, adaptimi i ngadalshëm i ardhjeve të reja, e poashtu edhe te forma e momentit.

Nga kjo, bashkë me stafin teknik,dhe keta lojtar qe shkruajten historine do të dalim e do t’i kthehemi rezultateve pozitive.Por assesi asgjë s’ka të bëj me shpifjet e ulta tendencioze.

Na priftë e mbara Suhareka Jonë/IndeksOnline/