12:07 / E Premte, 27 Maj 2022 / B O

U tha se po shkon te City, por Chelsea prish planet me një megaofertë

Mbrojtësi spanjoll, Marc Cucurella po kërkohet nga disa skuadra të mëdha evropiane.

Në mediat angleze raportohej se Manchester City është afër transferimit të mbrojtësit spanjoll.

Por, Chelsea e ka prishur pazarin ngase ka gati një superofertë për ish-lojtarin e Barcelonës.

Raportohet se Chelsea ka gati 40 milionë euro për mbrojtësin e krahut./Indeksonline/