16:19 / E Martë, 15 Mars 2022 / OSH

U tha se u zhduk, del foto në gjykatë e gazetares që protestoi kundër luftës në Ukrainë

Gazetarja ruse, e cili organizoi një protestë kundër luftës në një edicion të drejtpërdrejtë lajmesh mbrëmë është aktualisht në gjyq në Gjykatën Ostankino të Moskës.

Marina Ovsyannikova akuzohet për “organizim të një ngjarjeje publike të paautorizuar”, një akuzë administrative që mund të rezultojë me një gjobë deri në 30,000 rubla (200 £), shërbim në komunitet ose deri në 10 ditë burg.

Më herët u raportua se avokatët e Ovsyannikova nuk ishin në gjendje ta gjenin atë, por një foto që qarkullon në rrjetet tregon se ajo është në gjykatë bashkë me avokatin e saj.