19:14 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

U vesh si Marge Simpson për Halloween, Cardi B rrezikon të paditet

Cardi B rrezikon të përballet me padi shkak i kostumiz që ajo veshi në Halloween, i cili është një version seksi i frymëzuar nga personazhi legjendar Marge Simpson nga shfaqja më e gjatë e animuar në histori.

ArtNet News raporton se aleXsandro Palombo krijoi pamjen në vitin 2013 kur bëri një seri të Marge Simpson.

Thujet se Palombo punësoi një avokat të quajtur Claudio Volpi i cili është ekspert në ligjin e pronësisë intelektuale kundër Cardi.

Volpi tha se “Cardi B ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme punën e aleXsandro Palombo thjesht për qëllime biznesi në kundërshtim me rregullat më elementare për të drejtat e autorit dhe politikat e Instagramit, me pasojë serioze rrezikon si kompensim ashtu edhe diskreditim për imazhin e saj publik”.