22:33 / E Mërkurë, 15 Shtator 2021 / OSH

U vonua në pushime, Kane u gjobit në pagë

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, është gjobitur nga klubi i tij me dy javë paga për shkak se sulmuesi u kthye vonë nga pushimet, transmeton Indeksonline.

Kane ishte një nga futbollistët që u përfol më së shumti gjatë këtij afati të transfereve, duke u lidhur me një kalim të mundshëm tek Manchester City, por në fund vendosi të qëndronte në Londër.

Cityzens kishin ofruar njërin nga: Bernardo Silva, Mahrez, Sterling, Lapore apo Jesus në këmbim të Kane por tani ata kanë tjetër destinacion.