75 Mall Live Search
18:38 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

U zhdukën në shpellë për nëntë ditë, gjenden 12 të rinjtë

Skuadra e kërkim-shpëtimit i ka gjetur të gjallë 12 djemtë dhe trajnerin e tyre në një shpellë në Tajlandë, ku rezultonin të zhdukur prej 9 ditësh.

Djemtë, nga 11-16 vjeç, janë pjesë e të njëjtës skuadër futbolli, e së bashku me trajnerin e tyre kishin shkuar për të eksploruar shpellën e ndërlikuar të “Tham Luang Nang Non”, ku janë bllokuar pasi janë zënë në befasi nga një vërshim i papritur uji.

Punonjësve vendas të emergjencës u kanë ardhur në ndihmë edhe dy ekspertë britanikë, të cilët mendojnë se kalimi nga tunelet e sipërme duket më premtues, pasi kalimet poshtë janë bllokuar nga ujërat e përmbytjeve.

Temat: