17:47 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Hapet një tunel në Rrugën e Arbrit (Foto)

Është hapur një nga tunelet e Rrugës së Arbrit.

Ministri i Infrastrukturës i Shqiperise,, Damian Gjiknuri thotë se tuneli është 500 metra i gjatë.

Shkrimi i tij i plote: 

Vazhdon me intensitet të lartë puna në kantierin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit. Ditën e djeshme u shënua dhe hapja e tunelit T5 që është 500 meter i gjatë dhe ndodhet në fshatin Fshat të Klosit. Përtej këtij tuneli do të fillojë ndërtimi i Urës së Vashës e cila do të kryejë lidhjen me anën tjetër të rrugës në drejtim të Bulqizës.