08:44 / E Premte, 07 Tetor 2022 / B O

Ua vrau padashje familjaren, aktori i Hollywoodit arrin marrëveshje me familjen e saj

Aktori i njohur amerikan Alec Baldwin ka arritur së fundmi një marrëveshje me familja e kineastes së ndjerë Halyna Hutchins mbi padinë e ngritur kundër aktorit.

Bashkëshorti i kineastes së ndjerë Matthew Hutchins gjatë një deklarate për mediat e huaja, ka bërë me dije se marrëveshja thotë se ai do të jetë një producent ekzekutiv i filmit “Rust” dhe do të marrë një pjesë të fitimeve.

Sakaq, Matthew Hutchins bëri me dije se xhirimet e filmit “Rust” do të rifillojnë në Janar 2023.

Në muajn Shkurt, familja e Halyna ngriti padinë kundër aktorit dhe producentëve të filmit, duke pretenduar shkelje të rregullores së sigurisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 Tetor, ku kineastja Halyna Hutchins u qëllua me armë nga Baldwin, i cili besonte se arma ishte e sigurt. Megjithatë, arma kishte një plumb të vërtetë për arsye që mbeten të panjohura edhe sot e kësaj dite.