15:12 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ua zbardhi fytyrën, Filipina me festë pret bukuroshen që u zgjodh më e bukura e Universit

Catriona Grey mbanë titullin ‘Miss Universe 2018”.

Bukuroshja nga Filipine e cila, ka dalë më e bukura, duke lënë pas 93 konkurrente nga e gjithë bota.

Për këtë përfaqësim dinjitoz e kurorën që ia dërgoi vendit të saj, ajo është pritur me një festë madhështore nga populli i saj, përcjellë Indeksonline.

Në faqen zyrtare të Miss Universe janë pasqyruar momentet e kësaj pritjeje, teksa bukuroshja duket mjaftë e lumtur dhe falënderuese.

“Mirë se erdhe në shtëpi Miss Universe. Faleminderit për për festën madhështore të pritjes në Filipine”, shkruhet në postim.

Ndryshe Kosova në këtë kompeticion u përfaqësua nga Zana Berisha, e cila nuk arriti të futet as në gjysmë finale./Indeksonline/