08:11 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / L K

Udhëheqësi kinez Xi Jinping largohet nga Rusia

Udhëheqësi kinez Xi Jinping është larguar nga Rusia dhe po kthehet në Kinë, sipas medias shtetërore kineze CCTV.

“Më 22 mars në mëngjes me orën lokale, presidenti Xi përfundon vizitën e tij shtetërore dhe niset nga Rusia për në Kinë”, raportoi CCTV.

Kjo i jep fund një vizite shtetërore tre-ditore, në të cilën udhëheqësi kinez dhe presidenti rus Vladimir Putin u zotuan të thellojnë lidhjet në një shfaqje uniteti që ka rritur shqetësimet se Pekini do të sigurojë mbulim për luftën e Kremlinit në Ukrainë.