16:10 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Udhëtimi i parë jashtë vendit i ministres do të kushtojë vetëm 10 euro

Udhëtimi i parë jashtë vendit i ministres së re të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl, do të kushtojë vetëm dhjetë euro.

Kneissl do të vizitojë Sllovakinë, e që është vizita e saj e parë jashtë vendit prej se është emëruar shefe e diplomacisë dhe në shtetin fqinj do të udhëtojë me tren.

“Do të udhëtoj me kompaninë hekurudhore REKS dhe bileta kushton 10 euro”, ka deklaruar Kneissl para gazetarëve.

Ajo nesër në Bratisllavë do ta takohet me homologun e saj sllovak, Mirosllav Lajçak, i cili është aktualisht kryesues i radhës i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kursimtar po tregohet edhe kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, i cili ashtu si më herët, kur ishte ministër, po vazhdon të udhëtojë me bileta të klasit ekonomik.

Kështu Kurz, për vizitën në Francë, e më pas edhe në Gjermani, do të fluturojë me biletë aeroplani të klasit ekonomik./21Media