16:21 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

UEFA dhe Asociacioni i Klubeve Evropiane nesër japin përgjigjen e tyre për krijimin e ‘Super Ligës Evropiane’

UEFA dhe Asociacioni i Klubeve Evropiane do të dalin kundër idesë së krijimit të një ‘Super Lige Evropiane’.

‘Football Leaks’ ka mësuar se në një konferencë të përbashkët në Bruksel nesër UEFA dhe Asociacioni do të refuzojnë idenë e ‘Supër Ligës’, transmeton Indeksonline.

Asociacioni përbëhet nga 11 ekipet më të mëdha evropiane dhe për kryetar ka presidentin Andrea Agnelli.

Ideja për krijimin e një ‘Super Lige’ ishte të merrnin pjesë 16 ekipe më të forta në Evropë dhe të fillonte në vitin 2021./Indeksonline/