13:11 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

The Sun: UEFA bllokon edhe Manchester City-n për dy merkato

Të njëjtin fat Chelsea do t’a ketë edhe Manchester City, është e bindur për këtë gazeta angleze The Sun.

Me një lajm eskluziv në faqen e parë në numrin e sotëm, The Sun bën me dije se në ditët e ardhshme Manchester City do të dënohet zyrtarisht nga UEFA me pezullimin e merkatos në hyrje gjatë dy sesioneve të ardhshme atë të verës së vitit 2019-të dhe të janarit të vitit 2020.

Ashtu si Chelsea dhe Barça edhe City ka thyer rregullat e UEFA-s në lidhje me tranferimet e disa lojtarëve minorenë. Pezullimi i merkatos në hyrje do të ishte një goditje e rëndë për kampionët e Anglisë të cilët gjithashtu rrezikojnë të marrin një tjetër dënim shembullor atë të skualifikimit nga kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm pasi kanë thyer edhe rregullat e fair play-t financiar.