10:21 / E Premte, 30 Shtator 2022 / B O

UEFA e bllokon stadiumin “Fadil Vokrri” për Prishtinën në tetor, ja arsyeja!

Prishtina nuk do të luaj asnjë ndeshje si vendase gjatë muajit tetor në “Fadil Vokrri”.

Ky vendim i FFK vjen pasi terreni i stadiumit është inspektuar nga eksperti i UEFA, Neil Rodgers, i cili ka konstatuar se gjendja e tij është kritike dhe ka sygjeruar që gjatë muajit në të cilin po hymë stadiumi të përdoret vetëm për ndeshjet si vendas të Kosovës U-17.

Gjatë muajit shtator në “Fadil Vokrri” janë luajtur disa ndeshje nga skuadra të ndryshme dhe së fundi nga përfaqësuesja e Kosovës ndaj Qipros, ndeshje të cilat e kanë dëmtuar shumë barin e stadiumit./Indeksonline/