18:18 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

UEFA e mahnitur nga pasimi magjik i Shaqirit, ka një pyetje për tifozët

Xherdan Shaqiri ishte ndër pikat kryesore të Kombëtares zvicerane në Ligën e Kombeve.

Ylli i Liverpoolit zhvilloi paraqitje mbresëlënëse për helvetikët në këtë kompeticion deri më tani.

Madje, futbollisti me prejardhje nga Zhegra, shkëlqeu edhe në fitoren e fundit ndaj Belgjikës, 5-2, transmeton IndeksOnline.

Në këtë ndeshje, Shaqiri regjistroi dy asistime, ku me këtë fitore, Zvicra u kualifikua në gjysmëfinalet e Ligës A.

Përveç dy asistimeve, Shaqiri në këtë ndeshje bëri edhe një pasim të jashtëzakonshëm me thembër, nga ku edhe erdhi goli i pestë i Zvicrës.

Dhe në mbishkrimin e videos, ku shihet ky pasim i Shaqirit, UEFA ka pyetur futboll-dashësit nëse Shaqiri ishte futbollisti më i aftë në Ligën e Kombeve deri në këtë fazë./IndeksOnline/