12:52 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

UEFA e shpall lojtarin më të mirë të javës, në Ligën e Kampionëve

UEFA e ka shpallur lojtarin më të mirë të javës në Champions League.

Raheem Sterlingu është vlerësuar lojtari i javës nga ndeshjet e zhvilluara të martën e mërkuën në Ligën e Kampionëve.

Ylli anglez ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asist në fitoren bindëse të Cityt ndaj Atalantës.

Sterlingu është në edicionin më të mirë të karrierës dhe aktualisht po vlerësohet si një nga futbollistët më të mirë në botë./Indeksonline/