75 Mall Live Search
23:43 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / Burim

UEFA gjobit Mbappen dhe dy lojtarë të Realit me gjithsej 90 mijë euro

UEFA ka vendosur sanksione ndaj tre lojtarëve të Real Madridit pas ndeshjes së kthimit të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid.

Sipas AS, sulmuesi Kylian Mbappe u gjobit me 30 mijë euro, mbrojtësi Antonio Rudiger mori një gjobë prej 40 mijë eurosh, dhe mesfushori Dani Ceballos u gjobit me 20 mijë euro.

Lojtarët u akuzuan për provokim të tifozëve të Atlético gjatë ndeshjes. Përveç kësaj, të tre morën pezullime me kusht për një ndeshje sipas rregullave të UEFA-s, të cilat do të zbatoheshin nëse incidente të ngjashme ndodhin përsëri. Mbrojtja e Real Madridit argumentoi se sjellja e lojtarëve ishte një reagim ndaj objekteve që hidheshin në fushë nga tifozët kundërshtarë. Megjithatë, apeli i tyre u rrëzua.

Kujtojmë që Real Madridi humbi ndeshjen e kthimit në stadiumin Civitas Metropolitano me rezultatin 0-1. Ndeshja e parë kishte përfunduar me të njëjtin rezultat në favor të Real Madridit.