13:37 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

UEFA hap procedurë disiplinore për sjelljen e pahijshme të Ronaldos

Cristiano Ronaldo është akuzuar për sjellje të pahijshme nga UEFA, për shkak të gjestit të tij gjatë fitores në Ligën e Kampionëve javën e kaluar kundër Atleticos me rezultat 3-0.

Ylli i Juventusit kishte kopjuar trajnerin, Diego Simeones, duke festuar pas golit të tij duke i treguar “topet”, pasi që të dy kanë një rivalitet të madh qysh prej kohës kur portugezi kishte qenë pjesë e Real Madridit.

Trajneri i Atleticos ishte gjobitur me 18,000 funte nga UEFA për shkak të festimit të tij i cili u pa duke i kapur topat e tij në drejtim të tifozëve.

Megjithatë, edhe pse Simeone është gjobitur, UEFA nuk është duke menduar ta ndalojë Ronaldon që të mos luaj në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Ajax.

“Pas një hetimi disiplinor të kryer nga një inspektor i etikës dhe disiplinës i UEFA-s në përputhje me “Nenin 55″ të rregulloreve disiplinore nga UEFA, janë hapur procedurat disiplinore pas raundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve të UEFA-s për ndeshjen e Juventusit dhe Atletico Madridit, e cila ndeshje u zhvillua me 12 mars në Itali”

“Sjellja jo e duhur e lojtarit Cristiano Ronaldo, Neni 11(2)(b) dhe Neni 11 (2)(D) i rregulloreve disiplinore të UEFA-s , Etika dhe Trupi Disiplinor i UEFA do të merren me këtë rast në takimin e rradhës me 21 mars 2019” , kjo thuhej në deklaratën e UEFA-s.