UEFA hapë procedurë disiplinore ndaj Man Unitedit për një arsye tejet të çuditshme
UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Manchester Unitedit pas ardhjes me vonesë dhe në fushën e lojës në ndeshjen e djeshme ndaj Valencias në Champions League.
Në një njoftim të lansuar nga trupi gjykues i futbollit Evropian, thuhet:
”UEFA ka hapur procedurë disiplinore pas ardhjes dhe daljes me vonesë së skuadrës së Man Unitedit nga fusha e lojës në ndeshjen ndaj Valencias”.
Trajneri, Jose Mourinho fajësoi policinë e Mançesterit për ardhjen e tyre të vonshme në fushë që ndikoi te vonesa e lojtarëve, transmeton IndeksOnline.
”Djajtë e Kuq” u larguan nga baza e para-ndeshjes, hoteli Lowry, në ora 19:00 për të vazhduar drejt stadiumit.
”U larguam nga hoteli në ora 19:00, duke menduar se gjysmë ore mjaftojnë”, tha Mourinho para ndeshjes”.
”Policia refuzoi që të na dërgojë eskortën e policisë. Dhe kështu vajtja jonë në stadium zgjati 75 minuta”.
”Dhe UEFA u tregua e mirë, gjyqtari u tregua i sjellshëm që e shtyri ndeshjen për pesë minuta sepse ne kishim nevojë për t’u përgatitur për më shumë, por nuk ishte faji i organizatorëve”./IndeksOnline/