17:01 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

UEFA hapë procedurë disiplinore ndaj Napolit

UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Napolit pasi tifozët gjuajtën fishekzjarre gjatë ndeshjes me Liverpoolin në Champions League mbrëmë.

Napolitanët fituan me rezultat, 1-0 në ”San Paolo”, ku goli i vonshëm i Lorenzo Insigne i dhuroi fitoren skuadrës së Carlo Ancelottit, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, sot shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka njoftuar se ka hapur procedurë disiplinore, pasi tifozët hodhën fishekzjarre në përfundim të ndeshjes.

Napoli gjithashtu mund të dënohet pas bllokimit të shkallëve në tribuna, gjë e cila është në kundërshtim me nenin 38 të Rregullores për Siguri në UEFA.

Seanca dëgjimore për këtë rast nga UEFA pritet të mbahet më 18 tetor./IndeksOnline/