11:44 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

UEFA ia beson gjyqtarëve kosovarë ndeshjen e sontme në Ploieşti

Në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, U-21, Rumania është nikoqire e Lihtenshtajnit.

Ndërsa, UEFA ia ka besuar këtë ndeshje katërshes kosovare të gjyqtarëve, të prirë nga Besfort Kasumi.

Dhe normalisht, kjo do të jetë një sfidë mjaft e rëndësishme për Kasumin, transmeton IndeksOnline.

Kasumi do të ndihmohet në këtë ndeshje nga anësorët, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Kurse, gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza do ta kryejë rolin e gjyqtarit të katërt në këtë ndeshje.

Përndryshe, ndeshja mes Rumanisë dhe Lihtenshtajnit zhvillohet sonte me fillim nga ora, 20:00./IndeksOnline/