10:06 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dyshja e gjyqtarëve kosovarë udhëtojnë në Bullgari për UEFA Region Cup

Gjyqtarët e futbollit të Kosovës, të cilët tashmë kanë stemën e FIFA-s, gjithnjë e më shumë po angazhohen në ndeshjet dhe turne të ndryshëm për të ndarë drejtësinë.

Kështu gjyqtari kryesor, Besfort Kasumi bashkë me asistentin e tij Edmond Zeqiri, sot udhëtojnë në Bullgari ku do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e mini turneut UEFA Cup për rajonet për amatorë.

Kjo garë është themeluar nga UEFA në vitin 1996.

Dyshja Kasumi-Zeqiri do të qëndrojnë 9 ditë në këtë turne dhe do gjykojnë tri ndeshje, ku në dy sosh Besforti është kryesor dhe në ndeshjen e tretë si gjyqtarë i katërt./IndeksOnline/