17:11 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

UEFA ia përkujton Bayernit “raketën” e Rashicës

Sonte zhvillohet ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Gjermanisë ku takohen Werder Bremen dhe Bayern Munchen.

Në këtë ndeshje pritet të luaj nga minuta e parë ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Faqja zyrtare e UEFA-s në Gjermani iu ka kujtuar bavarezëve se çfarë mund të bëjë Miloti.

Ata kanë publikuar supergolin e vushtrriasit në ndeshjet e Nations League kundër Ishujve Faroe. /IndeksOnline/