11:03 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

UEFA konfirmon kompeticionin e ri të tretë për klube – këto janë detajet

UEFA ka konfirmuar se do ta përfshijë një kompeticion të ri në Evropë nga sezoni, 2021/22 përkrah Champions Leagues dhe Europa Leagues.

Andrea Agnelli, anëtar i Komitetit të Kompeticioneve të UEFA-s e konfirmoi lajmin sot pas shumë spekulimeve.

”Sa i përket pritjes për UEFA ExCo, ‘drita e gjelbër’ është dhënë për funksionimin e kompeticionit të tretë duke përfshirë në të 96 klube nga sezoni, 2021/22”, tha Agnelli për anëtarët e Asamblesë, transmeton IndeksOnline.

”Një vlerësim i detajuar është më se i nevojshëm para paraqitjes së një modeli të ri para vitit 2024. Modeli aktual ka nevojë për t’u modernizuar”.

Turneu mund të jetë i njejtë me Kupën e Fituesve të UEFA-s, garë e cila u zhvillua mes viteve, 1960-1999./IndeksOnline/