16:18 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

UEFA kujton spektaklin e futbollistit shqiptar kundër Griezmann dhe Lemar

Të shtunën Shqipëria u mposht nga Franca me rezultat 1-4 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Përkundër humbjes, UEFA kujton një moment shumë interesant të kësaj ndeshje, shkruan Indeksonline.

Ylli i Shqipërisë, Keidi Bare bëri një lëvizje shumë të bukur duke shtangur në vend Griezmannin dhe duke dribluar Lemarin.

Ky veprim i mesfushorit të Malagas ka marrë vëmendjen e faqes së UEFA-s në Instagram. /IndeksOnline/