17:20 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / Blerim

UEFA merr vendim serioz për gjyqtarët e ndeshjes PSG – Basaksehir

Shtëpia e futbollit numër një në botë, UEFA ka hapur procedura disiplinore për gjyqtarin e katërt të ndeshjes PSG – Basaksehir.

Siç ishte raportuar gjyqtari i katër, Sebastian Coltescu thuhet se ka përdorur fjalën, “Ala negru” ndaj ndihmës gjyqtari të skuadrës turke e që në gjuhën shqipe përkthehet si “djali i zi”, shkruan IndeksOnline

Me këtë rast ndeshja ishte ndërprer dhe u zhvillua me gjyqtarë të tjerë.

Por, pas disa muajsh, UEFA përsëri ka vendosur të merret me këtë punë duke hapur edhe procedura disiplinore.

Në deklaratën e publikuar nga UEFA shkruhet:

“Pas një hetimi të kryer nga Inspektori Etik dhe Disiplinor i UEFA në lidhje me ngjarjet që çuan në ndërprerjen e ndeshjes së Ligës së Kampionëve midis Paris Saint-Germain dhe Istanbul Basaksehir FK në 8 Dhjetor 2020, procedurat janë hapur kundër z. Sebatian Constantin Coltescu dhe z. Octavian Sovre për një shkelje të mundshme të nenit 11 të rregulloreve disiplinore të UEFA”.